Këshilli i familjarëve të Lagjes së Trimave  fton edhe një herë për pjesëmarrje masovike   në marsh të qetë  të gjithë shqiptarët në Lagjen e Trimave dhe njëkohësisht bën  apel për të gjithë ata që kanë synim për promovim të vetvetes mos vijnë  fare sepse nuk janë të mirëseardhur

 

Këto ngjarje  ngelën në kujtesën e gjithë shqiptarëve e në veçanti atyre të Kumanovës. T`a përkujtojmë këtë datë në mënyrë dinjitoze, të qetë dhe pa tensione. Dhembja më e madhe e kësaj ngjarje është moszbardhja e rastit dhe dhuna shtetërore e ushtruar  atë ditë. Njëkohësisht bëjm apel për të gjithë ata që kanë synime të keqpërdorin marshin tonë për qëllime partiake apo promovim të vetvetes  nga ana e  patriotëve të vonuar  të kamufluar me flamur kombëtarë,  nuk janë të mirëseardhur në  marshin tonë. Në veçanti kjo vlen  për ”zëdhënësin e pakënaqësisë së shqiptarëve” Kim Mehmetin  të cilit nuk dihet se kush ia ka ngarkuar atë rol. Njeriu që sa herë ka nevojë të ngris veten  e përdor shqiptarinë  si profesion,  nuk është i mirëseardhur në lagjen e Trimave, sepse  është i njëjti  që para disa viteve i vinte turp të fliste  shqip. Është i njëjti që në kujtesën tonë  dikur iu shit edhe  Ali Ahmetit si   patriot sa që  në një rast kur ky i fundit e zgjodhi për zv drejtor të RTVM-së  në një intervistë të datës 6 shkurt 2004 për TREPÇA .net e falenderon këtë të fundit me fjalët:

”Nuk kisha se si ti kundërvihem bindjes së tij dhe respektit që kam ndaj Abazit(nofka  luftarake e Ali Ahmetit),  të cilit do t’i jem mirënjohes për një jetë të tërë për atë që bëri”.

 Prandaj ju ftojmë të dalim fuqishëm  në këtë marsh protestues  për të rënët dhe viktimat, për zbardhjen e rastit, për Kumanovën tonë!