Akademia e Shqiptarëve për Shkencë dhe art në MV, informon opinionin publik në Maqedoni se gjendja e shkollave në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut asnjëherë nuk ka qenë më e vështirë se këtë vit. Sipas asaj që shihet; mospuna dhe mospërgjegjësia e aktorëve politik kundrejt shkollave është tepër e kushtueshme për gjeneratat e ardhshme sidomos në kushte kur shkollat kanë filluar të mbyllen, kur po bie numri i nxënësve dhe kur migrimi masiv i popullsisë shtohet për çdo ditë.

Me 1 shtator shkollat filluan punë me fletushka pune, librat ne gjuhën shqipe mungojnë; libri i historisë, gjeografisë, sociologjisë, artit muzikor janë plot të pavërteta, fyerje dhe diskriminime të niveleve të ndryshme. Ministrat shqiptarë, që kanë udhehequr këtë Digaster në vazhdimësi për 20 vite, nuk kanë mundur të ngriten asnjëherë mbi byrokracinë dhe nacionalizmin primitiv tek disa punonjës në Byronë për Zhvillimn e Arsimit, që shkollat shqipe të pajisen me libra dhe përmbajtje mësimore, me vlera kombëtare, të cilat janë të garantuara edhe me Kushtetutën e RMV.

Rasti i fundit,(është tejet i freskët), kur ministrit të arsimit i jepet Abetarja mbarëkombëtare që të nisë procedurën për sjelljen e sajë tek nxënësët shqiptar në RMV, flet vëtëvetiu për lidershipin tone që humb kohë pa nevojë.

Libri duhej të ishte tek nxënësit me 1 shtator dhe në bazë të ligjit të Qeverisë ministri merr vendime, eshte organ ekyekutiv, e jo të pret habere nga Byroja dhe të marr Abetaren ai- e jo nxënësit të cilët duhet ta kishin në fillim ti vitit në duarë. Nuk mundet që të propagandojmë, me gojë- plot Ballkanin e Hapur e në anën tjetër ta kemi të pamundur të sjellim edhe një abetare për fëmijët tanë. Ju lutem, më thoni:Ka logjikë kjo, që ministri të mos mendoj për as një minut se përse shkon në punë dhe për cilët punon atje ky ministër?

Ministrat shqiptarë, duhet t’I tregojnë opinionit publik se përse shkollat shqipe janë shumë më të dobëta në testin PISA se sa ato maqedonase? A thua vallë kjo është si rezultat i asaj se shkollat shihen si shtëpi të Partisë në pushtet, e jo si shtëpi të përbashkëta të dijes? Drejtorët dhe arimtarët vallë a shikohen si votues dhe militantë partiakë apo si mësues në shërbim të nxënësve?

A thua trajnimet e arsimatrëve me temat se: “Si ka qenë arsimi para 2 mijë vjetëve”, ashtu siç ishte ai në fund të qershorit me përkthyes i shërben arsimit shqip apo sekteve religjioze apo fondacioneve të huaja të cilat kanë agjendë fetare dhe neokoloniale? Këto tendenca shkombëtarizimi Akademia jonë nuk do t’i lejojë dhe në vazhdimësi do ti denoncojë. Ne nuk do të shkelim amanetin e gjithë atyre arsimtarëve të persektuar dhe burgosur nga komunizmi në mbrotje të shkollës , gjuhës tonë. Ecejaket, që funksionarët e zgjedhur me vota të shqipatarëve, të merren me Sofjen dhe Pustecin, në vend se të merren me hallet e komunave shqiptare që po shprazen përditë e më tepër, janë akte të dëmshme dhe në shërbim të agjendave të huaja.

Akademia jonë me dy letra i është drejtuar Minisitrit aktual për bashkëpunim për përpilimin e librave, trajnimeve, recenzioneve etj . dhe gjer më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Ne, nisimëtarët e ngritjes dhe ringritjes të tre cikleve të arsimit në gjuhën shqipe në Maqedoni pas vitit 1990 , nuk do ta lejojme katrahurën që po na e sjellin ministrat në rol administratori e të paaftë që harrojnë se qeveria është politikë dhe partitë pjesëmarëse në te realizojnë intereset e votuesve të tyre.

Këshilli për informim i Akademisë,