Mbrëmë në emisionin debativ “Click Plus” , zv/kryeministri Arbër Ademi tha se vendimi i partisë së tij, Bashkimit Demokratik për Integrim, për hapat e mëtutjeshëm duhet të jetë kualitativ. Sipas tij, Lëvizja Besa i ka ofruar një mbështetje të pakusht LSDM-së për marrjen e mandatit, ndërsa BDI po e kushtëzon dhe po sigurohet që të bëjë më të mirën për shqiptarët.

“Dhe, tash nuk ngutemi, më mirë një vendim kualitativ se një vendim i nxituar apo një mbështetje blanko që ju ia ofruat LSDM-së për marrjen e mandatit”, ka thënë Ademi duke iu drejtuar Fadil Zendelit të RDK-së, parti që është në koalicion me Lëvizjen “Besa”.