edmond ademi

Në emisionin debativ Click plus të Televizonit 21, të ftuar ishin Bujar Osmani nga BDI, Edmond Ademi nga LSDM, Visar Ademi analist dhe Mersim Maksuti analist. Debati u përqëndrua në kushtetutshmërinë e vendimeve të Presidentit Ivanov, abolimin, gjykatën kushtetuese dhe lojërave të dyfishta të BDI-së, duke luajtur edhe me VMRO-DPMNE-në edhe me LSDM-në.

Ademi nga LSDM akuzoi BDI-në duke thënë se: “Ju u fshehët pas termit President konsesual, duke mos e ditur as vet se çka do me thënë President konsensual. Po të kishit mbështetur Stevo Pendarovskin për President, nuk do të kishte ardhur vendi deri në këtë gjendje. Ju zgjodhët të heshtni dhe ti pengoni që qytetarët të dalin lirshëm të votojnë, dhe i mundësuat të zgjidhet President Ivanovi”.

Mersim Maksuti (analist): Ju duhet të bartni përgjegjësi politike, edhe pse jeni fajtor për atë se është zgjedhur Ivanovi Presidnet. Ishte gabim i BDI-së që ju tha shqiptarëve mos votoni në zgjedhje, duke ndihmuar kandidatin e VMRO-DPMNE-së.

Ademi (LSDM): A ka dëm më të madh se të kesh një person si Ivanovi President.

Bujar Osmani u mundua të nxiret me arsyetimin se George Ivanov ndoshta e ka një të mirë. Ajo që është shembulli më i mirë se duhet të kemi President Ivanov.

Nuk vonoi edhe replika e analistit Maksuti i cili i tha Bujar Osmani se ishte BDI-ja ajo që e votoi Ivanovin për President në vitin 2009, pse tani bëhen sikur nuk e pranojnë. /FOL

https://youtu.be/RSgfv4EwbVw?t=11