Në llogarinë e Lëvizjes Vetëvendosje në facebook është publikuar një video në të cilën promovohen bukuritë natyrore dhe liqeni malor të cilën Kosova rrezikon të humbë përshkak të paralajmërimeve se qeveria LDK-PDK është e gatshme të dhurojë disa qindra hektar tokë.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje kundërshton ashpër Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e zi, ku Kosova do të humbë një pjesë të territorit të saj, duke organizuar edhe disa protesta masovike në Kosovë për të ndaluar procesin e demarkacionit.