Zyra e ish-kryeministrit turk Dr. Ahmet Davutoglu tha se Davutoglu i ka kthyer të gjitha dhuratat që ai, si kryeministri i Turqisë, i ka marrë gjatë vizitave të tij në vend dhe jashtë vendit.

Nga zyra e tij kanë njoftuar se Davutoglu i ka kthyer të gjitha dhuratat dhe i ka dorëzuar në arkat e Qeverisë së Republikës së Turqisë, para se ai të largohet nga rezidenca e kryeministrit

Të gjitha dhuratat që i ka pranuar Davutoglu dhe familja e tij janë nën mbrojtjen e kryeministrit, thuhet në deklaratë.

Disa dhurata janë në Pallatin Presidencial Çankaja në Ankara në mënyrë që vizitorët mund të shohin.

Sipas vlerësimeve, vlera e këtyre dhuratave është mbi 100.000 euro.

Ahmet Davutoglu më 5 maj dha dorëheqje si nga posti i kryeministrit