Nuk ka marrëveshje konkrete mes Ministrisë së Arsimit dhe SASHKut, bisedimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim kështu deklaroi pas takimit ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi.

“Do të ketë një rritje historike të pagave në arsim. Jemi afër marrëveshjes, do të vazhdojmë negociatat në dittë në vazhdim por pa mos e zgjatur shumë. Jemi në drejtim të mirë, drejtë konkretizimit të marrëveshjes, për disa ditë por pa ndonjë shtyrje besoj se do të arrihet zgjidhje e pranueshme për të dyja palët” tha Ademi duke theksuar se të gjitha opsionet do të shqyrtohen.

Edhe Jakim Nedellkov theksoi se ka përparim në negociata, por se deri tek zgjidhja konkrete ka edhe shumë punë.