Raporti i Komisionit Qeveritar për verifikimin e kategorive të dala nga lufta e UÇK’së ka treguar se Kosova ka 46.230 veteranë luftëtarë.

Zona operative që ka më së shumti veteranë është ajo e Dukagjinit, me mbi 15 mijë.

Qeveria e ka miratuar këtë raport, ndonëse është shprehur e befasuar me numrin e lartë të veteranëve.

“Numri tejkalon të gjitha parashikimet, tejkalon edhe qëndrueshmërinë buxhetore, por është një çështje për të cilën ne do të bisedojmë më tutje”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa.

Edhe kryetari i OVLUÇK’së, Smajl Elezi, është i vetëdijshëm se numri i veteranëve është i fryrë, por ka bërë me dije për “Epokën e re” se nuk do të lejojnë të ulen asnjë cent pensionet e kësaj kategorie.