Gazetari i njohur Adi Krasta është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar për formatet e tij.

Destinacioni i tij më i fundit ka qenë ekrani i Top Channel, me të cilët tashmë ka shkëputur kontratën dhe nuk do të jetë më pjesë e tij.

Arsyen e largimit të tij nga ky televizion, Krasta vendosi ta bëjë të ditur gjatë një prononcimi për emisionin “Studio e hapur”, programi i gazetares Eni Vasili,

“Më kërkuan që kontrata me ta të mbyllej më herët se sa ishte përcaktuar. Nuk e kam të qartë arsyen por në fund ishte një ndarje xhentëlmenësh. Kemi koncepte të ndryshme për bërjen e televizionit. Ata nuk më lanë ta bëja televizionin që doja

Unë jam i ndjeshëm për lirinë e fjalës, për të ftuarit, dua ata që i bëjnë drejtësi të vërtetës, që të jem i ndershëm dhe nuk e pata këtë liri”, ka treguar moderatori Krasta.

Ai ishte rikthyer në Top Channel vitin e kaluar për të prezantuar programin “E diell”.