Nga Qenan Aliu
Miq të dashur,
Aduti i fundit i bandës politike kriminale në Maqedoni, për të minuar procesin për të arritur deri në zgjedhje kredibile dhe në startim të funksionimit të shtetit të së drejtës, është momenti që Gjykata kushtetuese të abrogojë Ligjin për Prokurorinë Speciale , gjoja si kundërkushtetues. Inicijativa në këtë gjykatë për këtë ligjë është e proceduar, ndërsa kurë do ta vë për shqyrtim kjo gjykatë mbete të shihet.
Abolicioni si patate e nxehtë që prejudikuam kah moti në duart e Ivanovit, ajo pas tërheqjes, gati të gjysmës së aktvendimeve nga gjithsejtë 56, sikur patatja për këtë çështje ka mbetur vetëm në njërën dorë të Ivanovit, të cilën nga nxehtësia pritet ta hudhë së shpejti. Ivanov u shfrytëzua në maksimum për stërzgjatjen e procesit, Ivanov siç kemi theksuar me këtë kompetencë veproi krejtësisht në kundërshtim me sistemin juridik të vendit.
Ajo çka është e çuditshme ka të bëjë me atë, pse Gjykata kushtetuese nuk e shqyrton lëndën që ka të bëjë me Ligjin për PS, sepse vetë situata në vendë e bënë lëndë me prioritet shqyrtimi, që mandej të hiqen të gjitha hamendjet për Ligjin në fjalë.
Kemi theksuar disa herë se ligji në fjalë në asnjë segment nuk është në kundërshtim me kushtetutën, por mbase ka inicijativë ajo duhet të shyrtohet sa më shpejtë, që traseja për funksionimin e procedurave për hetimin e keqpërdorimeve dhe krimit të organizuar të vijojnë me dinamikën standarde të mundëshme.
Nëse eventualishtë , faktori ndërkombëtarë akoma nuk ka arritur që shumicën e gjyqtarëve të kësaj gjykate ta çlirojë nga kthetrat e ndikimeve dhe shantazhimeve politike nga kasta e Vmro-Dpmne-së, atëherë , abrogimi eventual i këtij ligji, do ta tensionojë situatën akoma më tepër se abolimet.
Mbetet që të shihet se kurë dhe si do të tejkalohet edhe ky adut i fundit me frymë obstrukcioniste i kësaj bande politike.
Deri atëherë, Marëveshja e përzhinos as është e vdekur as e groposur, por ajo është e nënshkruar ,deri dikund e zbatuar me shum vonesa, dy çështjet kyçe të pazbatuara, ndërsa me abolimet e presidentit dhe me vendimet e fundit të parlamentit për qeverinë, marëveshja është e MINUAR nga protagonistët e pushtetit , nënshkruese të sajë.