Parlamenti i Republikës së Maqedonisë sot duhet që të mbaj një seancë për vendimin për formimin e Komisionit për vlerësimin e bazës së propozimit për vërtetimin e përgjegjësisë së presidentit Gjorgje Ivanov për vendimin e abolimit, të ngritur nga ana e opozitës.

Në afat prej shtatë ditëve, Komisioni duhet që të përgatis një raport për bazën e propozimit të opozitës dhe ta dërgoje deri te kryetari i Parlamentit, Trajko Velanovski, pas së cilës do të caktohet një seancë për raportin. Për t`u votuar propozim vendimi është e nevojshme dy të tretat e shumicës.