Më së voni deri 31 dhjetor do të dihet se kush do të ulet në karriket e deputetëve, kur duhet të mbahet seanca konstitutive e Kuvendit. Sipas rregullores seancës e thërret kryetari i Kuvendit të kaluar, nëse kjo seancë nuk mbahet në afatin e parashikuar, atëherë deputetët mblidhen për të kostituar Kuvendin pas 21 ditëve nga dita e përfundimit të zgjedhjeve, që i bie data 2 janar.

Pas kësaj presidenti i Maqedonisë në afat prej 10 ditësh, i’a jep mandatin për formimin e qeverisë se re, partisë që ka fituar më shumë deputetë. Mandatari ndërkaq ka afat 20 ditësh të zgjedh ministrat, me çka Kuvendit i dorëzon program dhe e propozon përbërjen e re të Qevrisë.

Paralelisht me afatet për dorëzimin e ankesave të partive, skadojnë edhe afatet për organizimin e pushtetit. Nëse gjithçka vijon sipas ligjit, më së voni deri në Vitin e Ri do të bëhet e ditur edhe përbërja e re parlamentare, ndërsa një muaj më vonë, deri 30 janar 2017 do të dihet edhe përbërja e kabinetit të ri qeveritar./Telegrafi/