“Alternativa është pjesë e qeverisë për çështje tematike – pjesëmarrja jonë në qeveri është dydimensionale: dimensioni i parë është momenti historik i vendit, pra Marrëveshja e Prespës dhe anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE, dhe dimensioni i dytë është qeverisja me një model ndryshe nga të tjerët – një qeverisje ku luftojmë krimin dhe korrupsionin institucional me kuadrot më të mira profesionale që i kemi, ku nuk bëjmë hakmarrje politike ndaj me të tjerët”, ka thënë Gashi. Ai më tej ka vazhduar duke shtuar: “Ne po qeverisim me zero harxhime nga buxheti shtetëror – paratë e shtetit janë buxhet familjar. Nuk bëjmë klientelizëm si BDI. Që në vitin e parë të qeverisjes sonë i kemi avancuar shqiptarët nëpër institucionet që i udhëheqim. Ne jemi partia e parë që kemi themeluar institucion shqiptar, kemi themeluar Teatrin Shqiptar në Gostivar, janë themeluar dy institucione kulturore – Shtëpi Kulture në Bogovinë dhe Likovë, kemi dashtë që ta zbusim diskriminimin shumëvjeçar tek shqiptarët, duam të kemi balancë shoqëror mes etnive në vend”, ka thënë për emisionin “Rruga Drejt” në Alsat-M, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.