Së fundmi, çështja e gjuhës shqipe ka prekur rëndë edhe klerin fetar ortodoks në Maqedoni, sa që kanë filluar që të flasin për politikë në meshat e tyre.

 

Mitropoliti Agatangjel i Prilepit ka deklaruar se politikanët maqedonas duhet të bashkohen rreth interesave kombëtare. Sipas tij, Maqedonia nuk ka nevojë për dygjuhësi, as për kantonizim, por për ruajtjen e gjuhës, kulturës, kombit dhe shtetit.

Agatangjeli deklaron se Maqedonisë i është marrë pjesa e Pirinit, e Egjeut dhe pjesa perëndimore dhe ka mbetur vetëm pjesa e Vardarit. Ai ka bërë thirrje për respekt të ndërsjellë të të gjithëve që jetojnë në Maqedoni.