Agim Behluli nga Kumanova, një aktivist i hershëm i kulturës shqiptare, arsimtar dhe ish i burgosur politik i “demokracisë”, nxjerr në pah angazhimin e pakompromis të organizatave joqeveritare shqiptare të Kumanovës për të mbajtur gjallë identitetin kombëtar të shqiptarëve. Por thotë, se ky sektor nuk përfillet, nuk përkrahet dhe nuk përfqësohet nga asnjë forcë politike shqiptare, të cilëve u interesojnë vetëm tenderët dhe përfitimet personale.

Behluli shkruan në profilin e tij në fcb, se “ne do të bënim shumë më shumë sikur të kishim njeriun tonë në kuvendin komunal të Kumanovës”.

Ja edhe postimi i plotë i Behlulit:

“Nuk e di, a e dini…, kush i organizon FESTAT dhe manifestimet kombëtare shqiptare? Kush e organizon ditën e Flamurit? Ditën e alfabetit shqip? Mikëpritjen e mërgimtarëve? Takimet poetike të Karadakut? Traditën dhe kulturën shqiptare? Ditën e mësuesit – 7 Marsin? Tribunat e ndryshme kombétare dhe fetare? Ruajtjen e melosit popullor dhe burimor shqiptar? Festivalet pér fëmijë dhe të rritur? Ditën e gruas? Organizimet sportive? Etj.etj…

Të gjitha këto i bëjnë shoqatat joqeveritare shqiptare që veprojnë në shtetin ku jetojmë.

Për t’i realizuar këto projekte, duhet puné dhe mund… Por, më kryesorja është se duhen edhe finansa. Realisht thënë, sektorin CIVIL në Kumanovë askush nuk e përfillë dhe përfaqëson… Ne do të bënim shumë më shumë sikur të kishim përkrahje, sikur të kishim njeriun tonë në kuvendin komunal… Por, ja partitë politike po kanë përparësi… Dhe ata çfarë po bëjnë? Pothuaj se asgjë! Ata zgjedhen dhe ne harrohemi si gjithnjë… Këta po jetojnë, ne sektori civil po punojmë…, po e luajmë rolin e shërbyesit, punë të cilën me krenari e kryejmë…

A thua, kush jemi më të dobishëm për kombin, ne sektori civil apo partitë politike?

Unë akoma do të mbetem si qytetar i brengosur, nëse partitë politike vetëm vijnë e shkojnë dhe asgjë nuk bëjnë… Ata që do té na ftojnë, ne do t’i përkrahim dhe ndihmojmë.

Ne, nuk kemi nevojë të promovohemi, se të gjithë na njohin…”.