Screenshot_2016-06-11-13-59-35-2
Profesori i mirënjohur Agim Vinca në konferencën e organizuar në Prishtinë me intelektualët shqiptarë nga Maqedonia që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë e ku panelist ishin kryetari i LR-PDSH , Ziadin Sela dhe analisti Alajdin Demiri , si dhe nje numër i madh i intelktualëve dhe figurave eminente shqipëtare si profesor univerzitar , analistë , ish politikan, funksionar etj , tha se “Maqedonia duhet të definohet si shtet Binacional i dy popujve më të mëdha Maqedonasve dhe Shqiptarëve “. Kam dëgjuar shpesh here Ziadin Selën i cili e artikulon shumë mirë gjerat dhe ësthë i qartë se cfar në të vërtet parasheh në platformën e partisë së tij . Deri tani kemi degjuar shumë ide si barazim, shtetformim, autonomi , federalizim , demokraci koncensuale , dhe kjo e fundit që e promovon Ziadin Sela shtet binacional. Ka modele se si mund të funskionoj shteti binacional konkretisht Belgjika, Maqedonia që eshte heterogjene me një popullat të përzier duhet të definohet si shtet i dy kombeve atij maqedonas dhe shqiptar si dhe i të tjerëve që jetojnë aty , kjo duhet bërë dhe këtu duhet koncentruar forcat , tha z, Agim Vinca në konferencen e intelektualëve në Prishtinë./fol.mk