Shkruan: Qenan Aliu
Ishte hera e parë, debutim historik i kombëtares në një kampionat europian. Një ndeshje energjike, por në sport shpesh vendosën edhe fati. Kësaj rradhe Shqipëria – Zvicra = 0 : 1. Miq të dashur, nuk ndjeki shumë sportin ka njëherë vetëm futbollin. por sot në këtë ndeshje ajo që më preki dhimbshëm ishte një fluid i brendshëm që kërkonte të sqarojë faktin se KU DHE SE ÇFARË NUK TË RASTISËN NË JETË ?!

Dikund lexova se në këtë ndeshje nga dy reprezentacionet e dy shteteve në fushën e gjelbërt nga gjithësejtë 22 futbollistë 16 do të jenë shqiptarë.Ky fakt ishte prekës por edhe stimulim shpirtërorë. Shqiptarët kanë talent për futbollë, ata jeta i ka shpërndarë anë e mbanë botës. Gjashtë futbollistë shqiptarë thonë se luajnë për reprezentacionin e Zvicrës. Admiruese është se ata nuk i diskriminon askush ata janë të vlerësuar për talentin e tyre prandaj edhe janë të selektuar për në reprezentacionin e shtetit,

Dhe se jeta ku dhe se çfarë nuk të rastisë, ishte edhe mometi kur dy vëllezër shqiptarë të ndarë nga një kërthizë luajtën kundër njëri tjetrit, por kjo është SPORT dhe sporti është gjë dhe art i bukur, por besoni nuk e kanë patur shpirtërisht edhe aq lehtë të gjithë futbollistët shqiptarë dhe më së paku dy vëllezërit Taulandi dhe Graniti.Historia jonë si popull është e dhimbëshme, shqiptarët të ndarë në pes shtete , ndërsa kjo në dy reprezentacione është prekëse por jo edhe tragjike sepse kështu e ka SPORTI.
Shqipëri forca ,futbolli dhe talenti shqiptarë do të vijë koha që do të triumfojë !

©FOL