Debati  mbi nevojën e ndryshimeve kushtetuese, ku parashihet që në preambulën e kushtetutës së Maqedonisë së Veriut të  përfshihen  edhe  bullgarët edhe atë në emër të përparimit të proceseve eurointegruese, jo që nuk është i sinqert, i drejtë,  por është i mangët, jo real  edhe manipulativ.

Kjo agjendë fallco, themi se është e tillë për shkak se prej disa muajve është duke  na harxhuar  kohë dhe energji, si  dhe është duke na defokusuar nga problemet reale, të përditshme që ballafaqohen qytetarët e këtij vendi pa dallim etnie.

Mbase   nuk besoj se ka qytetarë të këtij  vendi, që edhe do tu pengonte përfshija  e bullgarëve dhe kujtdo etnie tjetër  në kushtetutë, por problemi qëndron sidomos me qasjen e qeverisë ndaj këtij problemi, sidomos qasja përjashtuese joinklusive, që në një farë mënyre e la opozitën, si atë shqiptare  ashtu edhe atë maqedonase jashtë debatit dhe marrëveshjes për ta zgjidhur këtë problem.

Me sa duket, qasja e kësaj  qeverie është e ndryshme, nga deklarimet  e tyre të përditshme për një të ardhme europjane të vendit.Ata  para kësaj të ardhme, duket sikur kanë zgjedhur të ardhmen e tyre personale, atë të pasurimit të tyre  me tenderë, hidrocentarale e qendra tregtare!

Sigurisht se kur jemi te tema e nevojës  së ndryshimeve kushtetuese, duhet të kemi parasysh faktin se Kushtetuta, si dokument më i lartë juridik nuk ndryshohet shpesh, andaj nuk duhet të harrojmë se si nevojë e veçantë  e ndryshimeve që pritet të ndodhin, gjithësesi duhet të jetë edhe zëvndësimi i termit fyes 20%, për gjuhën shqipe.

Për më tepër, nuk duhet të harrohet fakti se me hapjen e fundit të kushtetutës ku edhe u ndërrua emri i shtetit, pas arritjes së marrëveshjes  me Greqinë, megjithese shqiptarët lëshuan pe, ata morrën garancion nga ish kryeministri i atëhershëm Zaev, se me hapjen e rradhës së kushtetutës, kurdo që ajo të ndodh kjo, ky emërtim fyes do të rregullohet njëherë e përgjithmonë.

Duke patur parasysh, këto rrethana, andaj tash është koha  që të rishikohet dhe të përmirësohet kjo padrejtësi që iu ishte bërë shqiptarëve.Andaj të gjitha partitë politike shqiptare, në pozitë dhe opozitë duhet të mobilizohen dhe t’ia imponojë partive maqedonase LSDM-së dhe VMRO- DPMNE-së, përfshirjen e kërkesës së vetme shqiptare në ndryshimet e Kushtetutës.

Pavarësisht se kjo kërkesë është dashur të zgjidhet shumë kohë më parë , mirëpo fatkeqësisht BDI asnjëherë nuk pati kurajon dhe guximin, për sa vjet qeveris në pushtet herë me VMRO herë me LSDM , të zgjidh këtë problem jetik të shqiptarëve. Andaj, arsyetimi se kjo çështje do të rregullohet njëherë tjetër, pas përfundimit të kërkesës ndërkombëtare për përfshirjen e pakicës bullgare, nuk është aspak arsyetim.

Pa mos e zgjatur më tepër, kjo agjendë falco dhe manipulative, në emër rrugës europjane të vendit, e recituar nga tre herë në ditë nga Artan Grubi dhe grubat e tjerë, duhet të ndërpritet, sidomos për shkak të injorimit të asaj çfarë është thelbësore, për një vend që aspiron dhe që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europjan.

Tashmë është më se e qartë se kjo shumicë ka kohë që ka humbur legjitimitetin për të qeverisur. Ajo tashmë aspak nuk e ka hallin  e të adhmes  europjane të vendit, e as të ndryshimeve kushtetuese, por halli kryesor i tyre  është  qëndrimi në pushtet edhe për katër vitet e ardhëshme.

Kur e shohim që nuk ka shumicë për ndryshimet kushtetuese dhe kjo duhet të jetë arsyeja e parë pse duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Nuk mjafton të akuzohet vetëm opozita për bllokimin e proceseve, sepse nëse ky pushtet vërtet  mendon se ka përkrahjen e popullit , le të urdhërojë le të shkojë në zgjedhje, pa agjenda manipuluese dhe dhe të kerkojë mbështetje,  si për ndryshimet kushtetuese të futjes së bullgarëve në kushtetutë , poashtu edhe arsyetimit se çështja e rregullimit të 20% do të duhet të pres një kohë tjetër të hapjes së kushtetutës,  pas  përfshirjes së pakicës bullgare në kushtetutë./ Latif Arifi

#Zgjedhjet janë zgjidhje!