Iniciativën e deputetit të BDI-së, Rafiz Aliti për tërheqjen e vendimit për shpërndarjen e Kuvendit e kanë nënshkruar 26 deputetë nga BDI-ja dhe PDSH-ja.

Në iniciativë kanë nënshkruar edhe udhëheqësit e PDSH-së dhe BDI-së, Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti.

Nga LSDM-ja thonë se nuk do të mbështesin iniciativën në të cilën do të ketë datë për zgjedhjet.

Edhe deputeti Pavle Trajanov paraqiti një propozim-vendim për shpërbërjen e Parlamentit më 7 prill, që do të thotë zgjedhje më 5 qershor.

Propozimi i tij i dytë është që mos të ketë datën e zgjedhjeve dhe çështje të mbetet e hapur.