Pas takimit me Ali Ahmetin, Hristijan Mickovski deklaroi se ata patën një takim të suksesshëm dhe i paraqiti propozimin e OBRM-PDUKM-së për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Në përputhje me ligjin dhe praktikën, sot pata një takim të shkurtër por të suksesshëm me Ahmetin ku diskutuam zgjidhjen e kuadrit në MPB, pra profilin e personit që po propozojmë. Unë pres që ne gjithashtu do të kemi një takim të suksesshëm me Kryeministrin në largim dhe do të zbulojmë emrin e Ministrit menjëherë pas takimit. Është një zgjidhje profesionale”, tha Mickoski.

Ndërsa Ali Ahmeti pas takimit tha se i ka bërë përshtypje kandidati i OBRM-PDUKM për ministër të MPB-së.

“Ishte një takim informues me kryetarin e OBRM-PDUKM-së. Dëgjova me kujdes informatat nga Mickoski, me ç’rast bëri propozime për Ministër për Punë të Brendshme. Më bëri përshtypje kandidatin që kishin përzgjedhur për Ministër të Punëve të Brendshme. Është një kandidat me biografi mjaft të begatë”, deklaroi lideri i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit me numrin 1 të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski.