Njëri prej bashkëpunëtorëve të afërt të ish kryetarit të PDSH-së, Arbër Xhaferi, ka vendosur të ndërpresë heshtjen 18 vjeçare. Në deklaratë ekskluzive për përfaqësuesit e disa mediumeve në mesin e të cilave edhe Gazeta Lajm, ai ka rërfyer zhvillimet në skenën politike dhe diplomatike gjatë konfliktit të vitit 2001, për të demaskuar, siç thotë, manipulimet që po bëhen 18 vite më vonë në këtë temë.

Ai thotë se ka vendosur të flasë anonim sepse është i vetëdijshëm që i rrezikohet jeta, pasi në rrëfimin e tij do të nxjerr në shesh lidhjet e fuqishme të “patriotëve të sotëm” me Beogradin. Shkaku që e ka detyruar të flasë është intervista e fundit e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti në Fokus, ku ka përmendur edhe Arbër Xhaferin si ndërmjetësues për planin e Akademisë maqedonase për ndarjen e Maqedonisë.

“Ahmeti flet për planin e refuzuar të Akademisë maqedonase për ndarjen e Maqedonisë, por pse nuk flet për planin që e ka pranuar të Akademisë serbe, e që parasheh për pastrim gradual etnik të shqiptarëve të Maqedonisë”, pyet bashkëpunëtori i afërt i Arbër Xhaferit.

Më poshtë u sjellim në formë integrale rrëfimin e tij rrëqethës. I përmbledhur me dy fjalë, Plani i akademisë serbe që sipas bashkëbiesduesit tanë është pranuar nga Ahmeti, parasheh deshqiptarizim të MAqedonisë deri në vitin 2030.

“Në vitin 2001 Akademia maqedonase e shkencave dhe arteve ishte e ndarë në krahun e saj probullgar dhe krahun proserb. Krahu proserb ishte shumë më i fuqishëm, mirëpo pas një kohe të gjatë krahu probullgar kishte filluar të çojë krye me përkrahje të kryeministrit të atëhershëm Lubço Georgievski.

Pikërisht vija probullgare e Akademisë doli me plan për ndarje të Maqedonisë. Është e vërtetë se në mediume doli një propozim për ndarje që ishte i pavolitshëm për shqiptarët. Kjo ishte pjesë e strategjisë sa për të hapur këtë temë, për të cilën opinioni maqedonas nuk dëshironte as të dëgjojë. Mirëpo në prapavijë zhvilloheshin negociata krejtësisht tjera.

Negociatat në emër të palës shqiptare i ka zhvilluar një grup intelektualësh i formuar nga Arbër Xhaferi, ku ka pasur 7 anatëarë të Akademisë kosovare. Nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë kanë qendë të përfshirë vetëm 3 akademikë, për shkak të ndikimit të madh të rrymës greke në këtë Akademi, rrymë e cila tradicionalisht mban edhe pozicione proserbe. Poashtu në grup ka qenë i përfshirë edhe plaku i mençur i politikës shqiptare, Sabri Godo. Për këto negociata në vazhdimësi informohej edhe Lubço Georgievski, edhe Ali Ahmeti, si përfaqësues politik i UÇK-së.

Akademikët probullgarë ishin të interesuar për marrëveshje korrekte me shqiptarët, sepse për ta ishte më me rëndësi të flakin ndikimin shekullor serb nga Maqedonia, ose siç e trajton sot e kësaj dite Akademia serbe këtë shtet, ‘Vardarska Banovina’. Negociatat kishin shkuar deri në atë fazë sa që plani ishte detajuar. Vijë ndarëse për pjesën urbane të Shkupit duhej të jetë Vardari, kurse ishin në përfundim negociatat për ndaje të Kumanovës. Në pikat tjera nuk kishte ndonjë kontekst të veçantë. Pjesa më e madhe e komunave shqiptare do të bashkoheshin me Shqipërinë, me përjashtim të Likovës, pjesës shqiptare të Kumanovës, Çairit, Butelit dhe Sarajit që do t’i bashkëngjiteshin Kosovës. Bashkimi duhej të bëhej gradualisht në periudhë prej 20 viteve, kurse do të mbikëqyrej nga një trup ushtarak ndërkombëtar i përbërë prej 15 mijë ushtarëve. Për të dy palët nuk ishte problem nëse kjo focë ushtarake do të ishte e NATO-s apo e Kombeve të Bashkuara. Këtë vendim duhej ta merrnin fuqitë e mëdha. Dy entitetet duhej të funksionojnë si republika të veçanta, me administratë të përzier vendore dhe ndërkombëtare. Pakicat që do të mbeteshin në njërën anë ose tjetrën do të gëzonin të drejtat mëtë avancuara që parashihen me marrëveshjet ndërkombëtare. Diçka sikur që më vonë parasheh plani i Ahtisarit për pakicën serbe në Kosovë. Pas 20 viteve, respektivisht në vitin 2021 duhej të mbahet referendum në të dy entitetet nëse janë për bashkim të sërishëm në një shtet, apo duan të bashkohen me ndonjë shtet fqinj.

Ky plan ka goditur interesat serbe dhe ruse në Maqedoni, e veçanërisht përkrahja fillestare që ka marë nga faktori ndërkombëtar. Serbia është tmerruar kur ka kuptuar detaje të planit, e veçanërisht për shkak se si pjesë e këtij plani ka qenë e paraparë të vijnë trupa ndërkombëtarë për të siguruar implementimin e tij.

Për këtë arse Serbia aktivizoi qarqet e veta në Maqedoni, duke përfshi edhe qarqet në Akademi, por edhe te ‘patriottët shqiptarë’. Ata nuk ishin të përgatitur për zhvillim të tillë të situatës, sepse ishin të bindur që e kanë nën kontroll konfliktin. Tre ditë e tre netë akademikët e krahut proserb nuk dolën nga ndërtesa e Akademisë në Shkup, duke kërkuar zgjidhje. Dhe si duket ja arritën, sepse në momentin kur gjithçka ishte gati që marrëveshja të arrihet, ndodhi kundërshtimi i papritur nga kreu politik i UÇK-së. Aty u bindëm se sa thellë kishte arritur të depërtojë policia sekrete serbe te ‘patriotët”.

Pas kundërshtimit të kreut të UÇK-së, Arbër Xhaferi kërkoi ndërprerje të negociatave për ndarje të Maqedonisë në vija ‘shqiptaro-probullgare’. Ai kishte informacione të sigurta se udhëheqësit e tyre ishin të gatshëm të shkaktojnë edhe luftë vëllavrasëse ndërshqiptare me direktiva të Beogradit, vetëm për të penguar këtë plan të dobishëm për shqiptarët dhe probullgarët. Me autoritetin e tij ai arriti të bindë faktorin ndërkombëtar për të zhvilluar negociata që përfunduan me Marrëveshjen e Ohrit për të neutralizuar sado pak planin e Akademisë serbe.

Kurse akademikët serbë nuk kishin ndenjur duarkryq. Në bashkëpunim me qarqet proserbe në Akademinë maqedonase, kishin përgatitur një plan tjetër, që ishte pranuar nga kreu politik i UÇK-së, Ali Ahmeti, kurse nuk kam informacione nëse kanë qenë të njoftuar edhe bashkëpunëtorët e tij të afërt Fazli Veliu, Musa Xhaferi dhe Gëzim Ostreni. Personalisht kam bindjen se edhe ata janë pajtuar të pranohet plani i Akademisë serbe, por po e përsëris, nuk kam informacion të sigurt për këtë.

Deri sa plani ‘shqiptaro-bullgar’ ishte propozimi më i favorshëm që kanë mundur të marin ndonjëherë shqiptarët e Maqedonisë, plani i Akademisë serbe është plani më i dëmshëm në historinë tonë, që synon zhbërje të plotë të shqiptarëve në Maqedoni.

Plani i Akademisë serbe duhet të zbatohet deri në vitin 2030, deri kur si pasojë e pastrimit etnik i shqiptarëve të Maqedonisë, numri jonë duhet të bie nën 200 mijë. Pastaj procesi i deshqiptarizimit të Maqedonisë do të zhvillohet vetvetiu. Kur të bie numri i shqiptarëve nën 200 mijë do të fillojë procesi i fuqishëm i asimilimit, sepse shqiptarët numerikisht nuk do të jenë në gjendje t’i kundërvihen procesit të asimilimit- pjesa më e madhe do të maqedonizohen, një pjesë do të bëhen turq, një pjesë boshnjak, torbeshë dhe goranë. Pa rini do të fillojë procesi i shpejtë i plakjes dhe deri në vitin 2050 nuk duhet të mbesin më shumë se 50 mijë shqiptarë.

Kur kuptuan për këtë udhëheqësit e UÇK-së së Kosovës filluan përgatitje për likuidim të menjëhershëm të Ahmetit dhe grupit të tij që ishte pajtuar me planin e Akademisë serbe. Me siguri ju kujtohet sulmi në seli në Reçicë të Vogël që ndodhi në vitin 2002, kur pati të plagosur dhe viktima. Plani për likuidimin e tyre dështoi. Për këtë arsye krerët e UÇK-së në Kosovë deri në vitin 2008 nuk kishin raporte të mira me Ahmetin dhe BDI-në, kurse në vitin 2007 vetë Hashim Thaçi duke marë pjesë në tubim partiak të PDSH-së në Shkup tha se lufta në Maqedoni nuk është bë për interes kombëtar por për pushtet. Kjo zgjati deri në vitin 2009, kur interesat e biznesit mbizotëruan mbi interesat kombëtare dhe u pajtuan mes veti

Sipas pikës 7 në Aneksin D të këtij plani, në vitin 2025 është paraparë të bëhet një revizion i tij dhe në rast nevoje plani në fjalë me synimin kryesor për ulje të numrit të shqiptarëve nën 200 mijë, do të vazhdohet deri në vitin 2035. Sipas informatave që posedon Akademia kosovare e shkencave dhe arteve, plani është duke u zbatuar me sukses për qarqet proserbe, sepse deri në vitin 2018 nga Maqedonia janë larguar 15 për qind më shumë shqiptarë, se sa parashihet në variantin më optimist të planit të Akademisë serbe. Plani i koduar ‘Gjuka’ përmbledh në vete pikat kryesore të planeve të Çubrilloviqit, Garashaninit, Rankoviqit dhe Andriqit për pastrim etnik të shqiptarëve. Dallimi është se planet e  tyre kanë qenë të përgatitura në nivel jugosllav, kurse plani ‘Patrioti Shqiptar’ parashikon pastrim etnik të shqiptarëve në nivel të Maqedonisë. Metodat pë pastrim etnik janë të njëjta siç parashihen te projektet e Garashaninit, Çubrilloviqit, Andriqit e Rankoviqit, paksa të modifikuara dhe të adoptuara për realitetin e kohës: të formohet një subjekt politik shqiptar i cili do të trumbetojë patriotizëm, kurse do të punojë për shkatërrim të indit shqiptar. Plani parasheh komprometim, e në rast nevoje edhe likuidim të intelektualëve shqiptarë dhe luftëtarëve të vërtetë të UÇK-së. Nga ana tjetër duhet ët stimulohet krimi dhe korrupsioni në të gjitha poret e shoqërisë shqiptare. Tregtia e drogës duhet të përhapet në shoqërinë shqiptare me ndihmë të fuqishme politiko-policore, që të krijohet pasyrë para ndërkombëtarëve se shqiptarët janë popull kriminogjen dhe në këtë mënyrë të humbin përkrahjen e faktorit të jashtëm.

Ecuria e planit analizohet një herë në vit nga Akademia serbe. Me siguri janë të kënaqur nga ecuria e deritanishme”, përfundon rrëfimin ekskluziv për Gazetën Lajm bashkëpunëtori i afërt i Arbër Xhaferit.

Gazeta Lajm gjatë ditës së sotme pret prononcim, ose reagim të shkruar edhe nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti për këtë çështje.