Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se zgjedhja e presidentit nën masa shtetrrethuese, përjashtime e tërheqje zvarrë të deputetëve e jokonsistencë të deputetëve e partive të koalicionit ia ka shkurtuar edhe më tutje jetën kësaj qeverie.

Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se kërkesat e qytetarëve ishin dhe mbesin lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik, anulimi i asociacionit e demarkacionit dhe largimi i kësaj qeverie dhe këto janë më afër se kurrë.

Postimi i plotë i Ahmetit në facebook:

“Cinizmi dhe ironia janë armiq të ndryshimit.

Qytetarët asnjëherë nuk kane qenë më të motivuar për ndryshim se sa në javët e fundit. Kjo çka ndodhi sot ishte tipike për këtë pushtet dhe këto subjekte politike në koalicion.

Prandaj nuk ka vend për zhgënjim, e cinizem. Kërkesat e qytetarëve ishin dhe mbesin lufta kundër korrupcionit, zhvillimi ekonomik, anulimi i asociacionit e demarkacionit dhe largimi i kësaj qeverie. Këto janë më afër se kurrë. Asgjë ska ndyshuar në përbërjen e qeverisë e as në rrethanat që e përmirësojnë qeverisjen.

Ende duhet luftuar krimin, nepotizmin e korrupcionin në b orde e tendera. Ende duhet luftuar për zhvilim e vende të punes. Edne duhet punuar për arsim e shëndetësi.

Zgjedhja e presidentit nën masa shtetrrethuese, përjashtime e tërheqje zvarrë të deputetëve e jokonsistencë të deputetëve e partive të koalicionit ja ka shkurtuar edhe më tutje jetën kësaj qeverie.

Nuk ndalemi!”