Ballina Lifestyle Ajri i ndotur ndikon në shfaqjen e astmës te fëmijët

Ajri i ndotur ndikon në shfaqjen e astmës te fëmijët

Rreth një e treta e të gjitha rasteve të astmës te fëmijët në Europë mund të jenë shkaktuar nga ndotja e ajrit pohojnë shkencëtarët.

Studiuesit vlerësojnë se më shumë se 190,000 fëmijë mund të shmangnin këtë gjendje çdo vit, nëse qeveritë do punonin më shumë për të trajtuar ajrin toksik. Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, pothuajse 45,000 raste të tilla mund të shmangen çdo vit, kanë parashikuar ekspertët.

Bashkautori i studimit, Dr Haneen Khreis, tha që gjetjet janë një thirrje për veprim urgjent dhe se ne mund dhe duhet të bëjmë diçka rreth kësaj gjendje.

Studiuesit thanë që kufijtë e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) për disa ndotës, nuk janë aq të rrepta sa të mbrojnë fëmijët nga astma.

Ndotja mund të dëmtojë rrugët e ajrit, duke çuar në inflamacion dhe zhvillimin e astmës tek fëmijët që janë gjenetikisht të rrezikuar.Studimi i udhëhequr nga Instituti i Barcelonës për Shëndetin Global (ISGlobal), vlerësoi nivelet e astmës midis më shumë se 63milion fëmijëve që jetojnë në 18 vende evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe.

Tre ndotës të zakonshëm u shikuan për të parë se cili ishte fajtori më i madh  kur ishte fjala për raste të reja të astmës së fëmijëve.Mesatarisht, nivelet e PM (një përzierje e grimcave të ngurta dhe pikave të lëngshme që gjenden në ajër. Disa grimca, të tilla si pluhuri, papastërtia, bloza ose tymi, janë mjaft të mëdha ose të errëta për tu parë me sy të lirë) janë 29 herë më të larta.Nivelet mesatare të dioksidit të azotit (NO2) janë 7.8 herë më të larta se më të ultat e regjistruara ndonjëherë, dhe nivelet e karbonit të zi janë 2.5 herë më të larta.

Nëse të gjitha  vendet ulin nivelet e tyre të ndotjes , një total prej 191,883 fëmijë (33 përqind) nuk do të kishin kurrë astmë. Nëse dioksidi i azotit (NO2) do të zvogëlohej në masë të madhe, afro 135,257 (23 përqind) e fëmijëve kurrë nuk do të ishin diagnostikuar me astmë.