Ballina Lifestyle Dietat pa karbohidrate ulin jetëgjatësinë

Dietat pa karbohidrate ulin jetëgjatësinë

Dietat me nivele të ulëta të karbohidrateve mund të ulin jetëgjatësinë deri në katër vjet, ka sugjeruar një studim i realizuar së fundmi.

Dietat e tilla, siç mund të jetë Atkins, janë bërë tejet popullore për humbjen e peshës si dhe janë treguar premtuese për uljen e rreziqeve nga disa sëmundje.

Megjithatë një studim i realizuar në SHBA, i cili është zhvilluar brenda 25 vjetësh, tregon se konsumimi i moderuar i karbohidrateve apo zëvendësimi i mishit me bimë që kanë yndyra dhe proteina është më e shëndetshme.