Kalimi i Kryetari të Mitrovicës Agim Bahtiri në Vetëvendosje u prit me shumë kritika nga shumë politikanë, por edhe nga qytetarët duke e parë si hap të gabuar të të dyjave anëve. Ndërsa ‘nonsens dhe absurd’ e sheh edhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re (AKR), Vesel Makollit


Në një prononcim për Periskopi, Makolli u shpreh se nuk ka informatë zyrtare për kalimin e Bahtirit në Vetëvendosje, siç u raportua sot në media,

“Nuk kemi asnjë informtarë për aderimin e Agim Bahtirit. Kështu që zyrtarisht nuk kemi asnjë informatë, normal se njeriu duhet të lajmëroj në parti për çdo lëvizje të mundshme, nëse është e vërtetë atëherë është nonsense, absurd”, ka deklaruar Makolli.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahiri, sot do të aderojë zyrtarisht në Vetëvendosje.