Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur afër urës për fshatin Trebosh, në rrugën Tetovë-Shkup, në të cilin janë përfshirë disa makina.

Sipas informatave të para zyrtare ka persona të lënduar.

Për momentin në vendin e aksidentit ndodhen zjarrfikësit e Tetovës dhe Shkupit, të cilët po tentojnë të ndihmojnë të lënduarit.

Pritet që MPB të jep informacione zyrtare rreth këtij aksidenti.