azem-syla

Policia e Kosovës dhe EULEX-i janë duke bastisur në 50 lokacione të ndryshme, ndërsa aksioni ka të bëjë me krimin e organizuar.

Aksioni është duke u zhvilluar momentalisht. Burime të RTV Dukagjinit bëjnë të ditur se Policia e Kosovës do të arrestojë edhe ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylën.

Mësohet se tashmë Policia ka qenë në shtëpinë ku jeton Azem Syla, por meqenëse ai nuk ndodhej aty i ka lënë një ftesë për tu paraqitur në Polici.

Hetimet për Sylën kanë të bëjnë me dyshimet se ai është pjesë e grupit kriminal i cili tjetërsoi prona shoqërore në zonat kadastrale përreth Veternikut dhe Çagllavicës. /RTV/