Arbana Xharra: Deputeti i Kosovës që mashtroi Zvicrën për të marrë pension invalidor, dyshohet për keq-përdorimin e 30 milion eurove në Kosovë

ARbana

Opinion nga Arbana Xharra:

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, që mashtroi Zvicrën për të marrë pension invalidor, dyshohet për keq-përdorimin e 30 milion eurove në Kosovë. 

I famshmi Azem Syla, mashtrues i sigurimit social në Zvicër ku në mënyrë të paligjshme kishte përvetësuat sigurim invalidor prej mbi 400 mijë franga, i cili në vitin 2012 u dëbua nga Zvicra me vendim të Gjykatës se atjeshme, na del kreu i grupit kriminal të dallavereve me toka në Kosovë. Deputeti i PDK-së dhe ish komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, në biznes të jashtëligjshëm bashkë me serb, kështu të përbashkuar në krim, hiç më pak se 30 milion euro dyshohet ta kenë dëmtuar Kosovën me prona shoqërore e private në Veternik dhe Çagllavicë.

I njohur si mashtrues, nuk është çudi lajmi sot i aksionit të Eulex dhe Policisë se Kosovës në ndjekje të tij. Është lajm përfshirja e aparatit shtetëror në krim të organizuar për kaq shumë vjet. Sepse dallaveret me prona përfshijnë një rrjet të gjerë të mashtruesve ku dirigjimi ka ardhur direkt nga ky zyrtarë i lartë i PDK-se.

Ato mashtrime me dokumente të pronave, bartjet e pronësisë, emërtimet, transferet, pagesat të gjitha janë bërë të mbështetura nga një sistem i gjerë i aparatit shtetëror. Pra, sot Kosova prodhon lajm të rëndësishëm ndërkombëtar.

Deputet i partisë më të madhe në pushtet, i cili edhe pse mashtrues në Zvicër, partia e tij jo vetëm nuk e ndëshkoj,por  e la deputet dhe i dha mundësinë e zhvillimit të një aktiviteti kriminal. Ky skandal shkon përtej një aksioni policor në kërkim të Azem Syles, ky skandal  i shumës 30 milionëshe është dëshmi e instalimit të rrjetit mafioz nëpër institucionet e Kosovës. Kështu Kuvendi i Kosovës zyrtarisht mund të shpallet çerdhe e krimineleve. E të gjithë ata që kërkojnë largimin e EULEX sado që nuk ka qenë i suksesshëm me pritshmëri tona, e kanë dëshmi se sa është gatishmëria në këto rrethana që është Kosova të luftohet Azem Syla & Co nga gjykatës e prokuroret vendor.

Krimi nuk është thjeshtë në duart e krimineleve ordiner, por e njerëzve me ndikim ne legjislativ, në Kuvend kur merren vendime, ata kanë aparatin shtetëror në duar në shërbim të nëntokës./FOL