SKANDAL: Organizata e afërt me BDI-në që është e regjistruar si humanitare merret me anketa!

E alarmuar nga anketat e fundit ku partia në pushtet e BDI-ja e Ali Ahmetit po bie vazhdimisht në rejting, dje përmes një organizatës “Alternativa tjetër” që për habi në regjistrin qendror është i regjistruar si humanitare, ka nxjerrë një anketë që favorizon pushtetit.

Personi i autorizuar i kësaj organizate joqeveritare humanitare “Alternativa tjetër”, Bashkim Shukrija, për t’i bërë ‘qejfin’ liderit Ali Ahmeti ka publikuar një anketë pa të dhëna specifike se si është realizuar metodologjia e kësaj enkete, e cila kryesisht është publikuar në mediat që njihen si të afërta me pushtetit.

Jozyrtarisht flitet se kjo organizatë tashmë është joaktive prej vitit 2009 sepse nuk ka as të hyra e as të dala në buxhetin e saj.

Ndryshe, kohë më parë Lëvizja BESA jo vetëm që konfirmohet si parti e dytë në bllokun politik shqiptar, por edhe diferenca e BDI-së po shkrihet dhe tashmë është minimale. Ky ishte rezultati i anketës së fundit të Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë (IHPQM) të publikuar sot. Sipas kësaj ankete, BDI është akoma në krye me 13.4%, por dallimi ndaj Lëvizjes Besa tashmë është vetëm 3%. Me 10.2% Besa është bindshëm në vend të dytë, përpara PDSH-së me 6.3% dhe LR PDSH-së e cila ka rejting prej 5%.

Edhe Instituti Republikan Amerikan (IRI) në 3 anketat e fundit të saj ka nxjerrë renditje të ngjashme të partive politike në bllokun politik shqiptar./Almakos/

centrallen-1-1-600x500

centrallen-2-1-600x500