Pas një alarmi për bombë është evakuuar një avion pasagjerësh në aeroportin e Dubait i cili drejtohet për në Hithrou. Lajmi është konfirmuar nga Daily Mail, i cili citon një zëdhënëse të kompanisë ajrore “Virgin” sipas së cilës, pasagjerët i janë nënshtruar një tjetër kongrolli sigurie. Vendim që është cilësuar si një masë paraprake. Në momentin që avioni po bëhej gati të ngrihej nga pista, kapiteni u komunikoi pasagjerëve se duhej një kontroll i mëtejshëm dhe duhet të zbrisnin sërish në tolë. Por më pas disa prej pasagjerëve janë refuzuar të udhëtojnë me të njëjtin avion dhe kërkuan që të ndërronin fluturimin.