Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se nuk do të lëshojnë pe për çështjen e demarkacionit.

“Ju e patë të ashtuquajturin president të Kosovës, i cili i dha ultimatum Kuvendit për demarkacionin”, tha Kurti  në emisionin “Argument Plus” në RTV 21.Sipas Kurtit, Thaçi i ka borxhe Serbisë, dhe këtë ultimatum nuk ia bën Serbisë, por Kuvendit të Kosovës.

“Ju e dini se Thaçi në luftë e kishte nofkën Gjarpën. Por jo gjarpën Ilir por Indian. Ju e dini se ky gjarpër, sillet ashtu si i bie fyllit pronari i saj, dhe mbledh paratë. Ngjajshëm është Hashim Thaçi, gjarpër i Vuçiçit”, tha ai

©fol.mk