I nominuari për kryeministër të Kosovës nga radhët e Vetëvendosje, Albin Kurti i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News ka treguar se me kë prej partive të koalicionit kryesor do të mund të bënte koalicion edhe për shkaqe ideologjike. Ai tha se nëse nuk do të arrijë të formojë qeverinë as Vetëvendosje, atëherë në tetor do të ketë zgjedhje të reja.

“Ne kemi theksuar që Nisma është e deklaruar dhe orientuar si parti e qendrës së majtë dhe do të mund të gjenim gjuhë të përbashkët për sa i përket programit qeverisë. Partitë janë heterogjene për nga deputetët. Ata kanë dallime të mëdha ideologjike. Nuk është çështja si tek Vetëvendosje që e ka thellësinë e konceptin.

Problemin kryesor e kemi me udhëheqësin e PDK-së, e cila nga njëra anë është faktori i kapjes së shtetit në Kosovë dhe nga ana tjetër zt.Veseli që erdhi në krye të PDK-së e bëri i udhëhequr me parullën; familja, prona, shteti. PDK ishte social-demokrate dhe më vonë u zhvendos në krahun e djathtë. Ky slogan është problematik. Kur thuhet familja, prona, shteti janë tri gjëra që shtypen, shtypetqytetari, shtypet kombi, shtypet Republika. ” deklaroi Kurti.