Koalicioni “Aleanca për shqiptarët” e përbërë nga LR-PDSH, RDK dhe Uniteti mbrëmë ka hapur tre shtabe të saj, dhe atë në Debresh të Gostivarit dhe në komunën e Sarajit ku i hapi dy shtabet në Saraj dhe Kondovë.

Në hapjen e shtabit në Debresh të pranishëm ishin një numër i madh i banorëve vendas, përfaqësues të  tri partive politike, kryetari i RDK-së Vesel Memedi, sekretari gjeneral Arben Taravari dhe kandidatët për deputet Shpëtim Elezi, dr. Gazmend Selmani nga Uniteti etj.

Ndërsa në hapjen e shtabeve të “Aleancës për shqiptarët” në Saraj dhe Kondovë të pranishëm kanë qenë bartësi i listës të zonën zgjedhore 1, Zulfi Adili, doktor Arben Taravari dhe znj. Bujare Abazi e cila rradhitet e treta në këtë njësi zgjedhore. I pranishëm ka qenë edhe nikoqiri i këtyre takimeve Muhsin Arifi, i cili njëkohësisht është edhe kandidat në njësinë zgjedhore numër 1.

debresh debresh1

aleanca-logo