Dy liderët e Aleancës për Shqiptarët,Vesel Memedi dhe Ziadin Sela sëbashku me bashkpuntorë të ngushtë të tyre si kryetari i degës së LR-PDSH-së në Kërçovë,Remzi Memedi dhe kryetari i forumit rinor të RDK-së,Shpat Iseini po qëndrojnë këto ditë në Zvicër,ku po takohen me margimtarët tanë që jetojnë dhe veprojnë atje.

Dje dy liderët e Aleancës u takuan me mërgimtarët në Amrisvil dhe zhvilluan një bashkëbisedim shume miqësor dhe kualitativ sa i përket çështjes shqiptare në Maqedoni,ndërsa sot ata qëndruan në Schlieren të Cyrihut ku mërgimtarët kishin befasuar me pritjen masovike që e kishin rezervuar enkas për Aleancën për Shqiptarët.

Nesër në ora 14:30 atyre ju është rezervuar edhe një pritje e madhe nga shqiptarët që jetojnë në Bern dhe rethinë.

Për më tepër bashkangjitur keni edhe fotot nga dy takimet :

zs5zv2zs2zs3zs3 zs 1zvkryesore