Liderët e Aleancës, kryetari i LR-PDSH-së, Zijadin Sela dhe kreu i RDK-së, Vesel Memedi në gjitha qytetet shqiptare po zhvillojnë debate me rininë për një të ardhme më  të ndritur për kombin.

“Vendi ndodhet para një kaosi dhe degjenerimi të vërtetë të skenës politike, dhe për këtë arsye me të drejtë rinia ka humbur besimin te politikanët dhe politika në përgjithësi. Por rinia nuk duhet të dorëzohet sepse pikërisht këtë e duan aktorët politik me qëllim që të vazhdojnë sundimin edhe për një periudhë të gjatë kohore. Rinia nuk duhet asnjëherë ti lë të qetë këta aktorë politik dhe për këtë arsye Aleanca për shqiptarët është në shërbim të kësaj rinie për të lundruar së bashku nëpërmes këtij vërshimi kaotik që ka kapluar vendin në përgjithësi, drejt një ardhmërie të ndritur për kombin”, thotë Vesel Memedi, kryetar i RDK-së.

Ndërkaq, Zijadin Sela, thekson se vetëm me një mbeshtetje të fuqishme nga rinia shqiptare, do jetë e mundur fitorja ndaj të keqes.

“Rinia është pjesa më vitale e kombit dhe ne duhet të kujdesemi fuqishëm për këtë rini që ta ruajm nga kontaminimi degjenerues i këtyre aktorëve politik që kanë uzurpuar skenën politike për një periudhë të gjatë kohore. Nëpërmes kësaj rinie, Aleanca për shqiptarët fuqizohet edhe më shumë në luatjen e rolit të stabilizimit apo destabilizimit të skenës politike, dhe këtë do ta dëshmoj në momentin kur do të marr legjitimitetin nga verdikti i popullit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, shprehet Sela.

Debati i cili pritet të vijoj në shumicën e qyteteve shqiptare dominon çështjet që kanë të bëjnë me perspektivën e rinisë, zbardhjen e shumë aferave që ka kapluar skenën politike në vend, mbarrëvatjen e zgjedhjeve fer dhe demokratike, si dhe ofertën  drejtuar shkollarëve të ndryshëm shqiptarë që të rikthehen në vendlindje për të dhënë kontribut në zhvillimin e kombit në përgjithësi.

apshaleanca6-1

video e huazuar ng tv.Globi

Gepostet von TV GLOBI am Montag, 11. Januar 2016