Në organizim të Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë  zhvillua debati i hapur  me rininë .Në debat morrën pjesë përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët: Ziadin Sela,Kryetar i LR-PDSH-së  Vesel Memedi Kryetar i RDK-së Arben Taravari, Zenun Ismaili,  sekretarët respektiv të të dyja partive si dhe nënkryetarët  Dukagjin Osmani dhe  Binaz Pajaziti, të cilëve kumanovarët iu parashtruan pyetje të ndryshme.

Në fjalimin e tij Ziadin Sela ndër të tjera  u bëri apel Kumanovarëve që të bashkohen me Aleancën për Shqiptarët, sepse këtu është ”opsioni i vërtetë!”. Ai ftoj kumanovarët të mobilizohen, me ç’rast u zotua se bashkërisht do të ndalojnë politikën afatgjate të partisë shqiptare në pushtet, e cila sipas tij, nënkupton bërjen e jetës të bezdisshme, lëshimin e shtëpive dhe zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve vetëm atëherë kur më nuk do të ketë shqiptarë.“Do t’i ndalojmë, sepse jemi në rrugë të drejtë dhe do të kemi ndihmën e Zotit.”-tha  Sela.

Këtij evenimenti iu drejtua edhe kryeetari i RDK-së  Vesel Memedi i cili para të pranishmëve tha se:” Përgjatë 25 viteve partitë politike në pushtet kanë manipuluar me rininë duke e ditur se mendimi politik krijohet shpejt dhe pa përpunuar e analizuar informatat sa duhet. Sipas tij , tani është koha të shpërthejë revolucioni kognitiv e i cili do të shoqërohet me revolucionin fizik, nëpër rrugë”.

 

Poashtu në këtë debat  eksponentët  e Aleancës  për Shqiptarët iu përgjigjën edhe pyetjeve  të shumta drejtuar atyre nga pjesëmarrësit e debatit , ku ndër më të shpeshtat ishin pyetjet  rreth bashkëpunimit eventual me  Lëvizjen Besa dhe Unitetin.

Në pyetjen se pse nuk mund të gjendet gjuhë e përbashkët me lëvizjen Besa për bashkërendim të aktiviteteve dhe pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhje? ,Ziadin Sela  u përgjigj:

“Ne kemi gatishmëri dhe këtë gatishmëri e kemi shprehur. Disa herë kam thënë të nënshkruajmë kontratë 1/3, bazuar në platformë. Por çfarë përgjigje kam marrë?! Asnjë përgjigje.”  tha Sela dhe sqaroi se ne jemi të gatshëm në cdo kohhë ,por mungon vullneti nga pala tjetër.  

Poashtu në lidhje me këtë pyetje edhe Sekretari  gjeneral i LR-PDSH-së  Arben Taravari sqaroi se  edhe ai ishte përpjekur për të aritur bashkimin e Aleancës me Besën dhe se kishte qenë optimisti më i madh. Por se pas përpjekjeve të tij të vazhdueshme për  rreth gati 4 muaj me rradhë është bërë pesimisti më i madh. A mund të pritet bashkim me Unitetin?
Ndërkaq në pyetjen e gazetarëve rreth  bashkëpunimit eventual me Unitetin sqaroi se nuk kemi biseduar me krerët e Unitetit. Nga ajo që ne jemi në dijeni ata janë në strukturim e sipër dhe kanë paralajmëruar mbajtjen  e Kongresit  dhe  ne  për arsye  morale kemi  zgjedhur pritjen për  të biseduar me Unitetin.

kumanova2kumanova3kumanova4vigan