Sonte  në pallatin e kultures në Kërçovë në manifestimin   ”100 vite sakrificë deri në fitore” në 3 vjetorin  e  fitores  në Komunën e Kërçovës, në  organizim të BDI-së,  dhe në tentativë për tu bërë bashkë protagonistët e fitores së madhe  të vitit 2013, BDI-ja pësoi debaklin e rradhës.

Mosprezenca e njeriut më meritorë të kësaj fitoreje Kryetarit të Komunës z. Fatmir Deharit si dhe mungesa  e bartësve kryesor të kësaj fitoreje historike të shumë figurave të njohura, të cilët tashmë ja kanë kthyer  shpinën  liderit  Ali Ahmeti i dhanë një hije të keqe këtij manifestimi.

Që Bdi dhe lideri i tyre  kan humbur përkrahjen në çdo vendbanim me shqiptarë tani më është e njohur por sonte ”Komandanti” morri goditjen pikërisht në Kërçovën e tij. Pamjet që fol.mk  ariti ti sigurojë  flasin vet për bojkotin që kërçovarët po ja bëjnë bashkëvendasit të tyre Ali Ahmetit. Salla e zbrazur tregon qartë se kapitulli i quajtur Bdi tashmë është në përfundim e sipër dhe se  pa dyshim kjo është goditja më e madhe që Ali Ahmeti mori sonte. Kërçovarët sonte dëshmuan se populli ka nevojë për ndryshime dhe se ndryshimet vijne duke dhënë goditjen atyre që tani më 14 vite goditën popullin e vet duke e shkelur amanetin e tyre , dhe duke vënë interesin personal para atij të përgjithshëm , duke u pasuruar në kurriz të popullit , popull që ju dha gjakun paratë , votën , dhe besimin por që tani po ja merr me bojkotet e tilla.

© fol.mk

fd2fd 1fd2fd 3