Gjykata shqiptoi nga 5 vjet burg për 5 të akuzuar në rastin “Celula”, ndërsa i akuzuari i parë hoxha Rexhep Memishi nga Çairi u dënua me 7 vjet burg, për rekrutim dhe lobim për pjesëmarrje në luftën e Sirisë. Ahmet Dardhishta, Fazli Syla, Muhamet Shehu, Sejfulla Etemovski dhe Resul Saiti u morrën vesh me prokurorinë për pranimin e fajit në mënyrë që t’u ulet dënimi i cili shkon deri në 20 vjet burg . Të pyetur nga Gjykata se përse pranuan fajin për këtë vepër, shumica e të akuzuarve thanë se janë të sigurt se procesi do të stërzgjatet prandaj duan ti shkurtojnë mundimin familjeve të tyre.

“Vendimi u morr në bazë të rrethanave, pas analizave të provave, dhe për shkak të shumë momenteve objektive dhe subjektive. Pas një analize të thellë të avokatëve dhe të akuzuarve morrëm një vendim kolektiv. Është me rëndësi të thuhet se deklaratat për pranimin e fajit janë vullnetare, nën asnjë lloj presoni. Kështu që gjithçka shkoi sipas rregullit”, deklaroi avokati i të dënuarve, Angell Gjorgievski.

E ndërkohë 5 personat e tjerë Isa Fuga, Abdulla Abdullai, Eroll Rrutemi, Muhamet Imeri, Stefan Stefanovski refuzuan pjesëmarrjen në luftën e Sirisë. Ata krikojnë provat që i ka mbledhur prokuroria pasi që ekzistojnë vetëm fotografi e gjësende që i ka çdo musliman në shtëpi si librin e shenjtë Kuranin dhe ligjërata fetare. Avokati Asmir Alispahiç kriitkoi edhe mos precizimin e prokurorisë se në cilën organizatë dyshohet se të akuzuarit kanë marrë pjesë.

“Emri formacion paraushtarak, duhet të dëshmohet se për cilin formacion bëhet fjalë. Në Siri dihet se ekzistojnë disa formacione ushtarake që janë të pranuara ndërkombëtarisht dhe që luftojnë kundër regjimit të Bashar Al Asadit, un të paktën i di katër. E në këtë aktakuzë nuk theksohet se për cilin formacion paraushtarak bëhet fjalë, a është i pranuar ndërkombëtarisht apo jo…Klientët e mi prej ditës së parë kanë deklaruar se nuk kanë asnjëfarë lidhje me këtë vepër”, tha avokati i të akuzuarve, Asmir Alispahiq.

Fakti i vetëm është se ata janë pjesëtarë të fesë Islame, dhe sikur të gjithë myslimanët falen në xhamitë ku falen edhe të tjerët,

Vendimi për pranim ose jo të aktakuzës do tu kumtohet avoaktëve në mënyrë plotësuese. Aksioni “Celula” u zhvillua në gusht të vitit të kaluar në disa pjesë të Shkupit që sipas policisë ka qenë kryeqendra e trajnimit dhe lobimit për shkuarje në xhihad. Aksioni rezultoi me arrestimin e 12 personave. U bastisën xhami, organizata joqeveritare e shtëpi private. Në këtë grup policia ka futur edhe afro 25 veta që besohet se për momentin janë në Siri./Shenja