Shkruan: Qenan Aliu 

Miq të dashur, Maqedonia vendi ku partitë pushtetare afro një dekadë e gjysëm në çdo katër vjet promovojnë nga pesëdhjet a gjashtdhjetë mijë “Vende pune” virtuale madje me “vizione” në të ardhmen për hapjen e vendeve të punës nga njëqindë apo njqindë e njëzet miië  vende pune, kujt nuk iu kujtua se sa banorë ka ky vendë  , vetëm sa votues ka të gjithë e dinë. Numrat e promovuara dhe të premtuara thuaja se nuk lanë njeri pa e punësuar. Por edhe më tutje mbetëm vendi me shkallë më të lartë të varfërisë dhe të papunësisë. Ishin këto premtime që edhe më budallenjtë do ta thonin të vërtetën e asaj që është e mundshme. Premtime të fryera që dorën në zemër Nikolla Gruevski diçka edhe i ka realizuar në hisen e tijë. Këta premtime qiellore pa asnjë mbulesë me saktësi kanë vërtetuar sintagmën e poetëve se .- KY ËSHTË VEND I VOGËL POR KA MASHTRUES TË MËDHENJË. Një katër vjeçarë kaloi me premtimet e promotorëve të Vmro-Dpmne-së për tëheqjen e investitorëve nga jashtë, një katër vjeçar tjetër kaloi dera sa ata demek të binden për të investuar në “Parajsën” e Ballkanit, një katër vjeçar tjetër duke i ndërtuar ato pak kapacitete kuptohet edhe me subvencione të majme të paguara nga shteti , shumat e të cilave akoma janë enigmë për qytetarët, ndërsa një katër vjeçar i fundit disa prej investitorëve i mbyllën kapacitetet dhe u larguan nga ky vend. Këto politika dyshuese dhe diskriminuese kundrual sektorit privat të vendit, sipas çdo logjike shtohet dilema se vallë kush janë pronarët e vërtetë të këtyre farë “investimeve të jashtme” . Ka të ngjarë që infrastruktura e ndonjë kapaciteti , madje edhe ndërtimi i vet repartit të ishte ndërtuar nga parat publike por në emër të “investitorit të jashtëm” i cili vetëm mund të kishte qenë realizatorë i projektit dhe më në fund largohet nga vendi. Shumë detaje pritet të jenë për njohuri të opinionit por gjithsesi procesi i dekomponimt të një qeverisje kriminale donë edhe kohë. Miq të dashur, pa mëdyshje se mendimi i politikës së BE dhe SHBA është se ;-koalicioni qeveritarë i drejtuar deri dje nga Nikolla Gruevski është një “Criminal Enterprise”- një sipërmarje kriminale publiko-private, Ky konstatim nominalisht se është nga fakti se varfëria e qytetarëve të këtij vendi është pasojë e korrupsionit shtetërorë këtë një dekadë e gjysëm. Të gjithë këtë e dinë.Por a nuk është kjo një absurditet shoqërorë ? A nuk është dobësi kurë e din shkakun e tragjedisë tënde dhe vijon ta lejosh shkakun të të nëpëkëmbë ? Thënë të drejtën kjo deri më tani së pari është dobësi e vetë qytetarëve të këtij vendi por edhe faktorit ndërkombëtarë. Por, fundja si do që të jetë , nuk ka ndodhur kurë në historinë e njerëzimit që një pushtet autoritarë e kriminal ta sfidojë popullin e vetë po edhe komunitetin ndërkombëtarë, sepse përsëri fuqia dhe e drejta është te qytetarët dhe Bashkësia ndërkombëtare, andaj akoma ka shpresë edhe shumë mundësi për tu mposhtur e keqja. Qytetarët nuk janë dhe nuk mundë të jenë të mundur shpresa dhe dëshira për të triumfuar mbi të keqen çdo herë duhet të egzistoj, e drejta ndihmohet edhe nga Zoti. Ndërkaq për të mundurit ja se çka kanë thënë gjeneralët e mëdhenjë romakë KURË FITONIN BETEJAT ,- “E vetmja shpresë e të mundurit është të mos ketë asnjë shpresë”. Ne nuk jemi të mundur shpresat nuk shuhen ndërsa ka edhe shumë mundësi për ta mposhtur të keqen.

 

Shkrimi është shkruar enkas për Fol.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Fol.mk dhe autori, sipas marëveshjes ndërmjet tyre.