Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, jo vetëm që ka arhdur personalisht të votojë prokurorin e ri publik Jovevski, i njohur si gjykatësi që ka gjykuar shqiptarët në kohën e “Aferës së Armëve” në fillim të viteve të 90-ta, por ka thirrë deputeten Shpresa Hadri e cila gjendet në spital, për të siguruar kuorum për zgjedhjen e Jovevskit, shkruan SDK.mk.

Prokurori i i ri i vendit Lubomir Jovevski është bojkotuar nga deputetët e Lëvizjes BESA, Aleancës për Shqiptarët dhe PDSH-së. Nga këto tre parti në sallë ishte vetëm Merale Ferati, por edhe ajo votoi e përmbajtur. Kryeprokurori i ri u zgjodh me votat e LSDM-së, BDI-së, Vesel Memedit dhe Çedomir Sazdovski Për të siguruar kuorumin e nevojshëm dhe për numrat për votim BDI u detyrua të sjellë nga Tetova deputeten Shpresa Hadri e cila siç mësohet jo zyrtarisht sot mungoi për shkaqe shëndetësore dhe është sjellë nga spitali. Për të siguruar numrat kishte ardhur edhe personalisht kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Kujtojmë se emri i Jovevskit nuk është i panjohur për shqiptarët. Ai është përfshirë një nga ngjarjet më të rënda dhe të parat në Maqedoninë e pavarur ku kanë pësuar shqiptarët. Lubomir Joveski ka qenë gjykatësi kryesor në procesin gjyqësor për “aferën e armëve” në të cilën shumë shqiptarë, përfshirë edhe figura të larta politike të Partisë për Prosperitet Demokratik përfunduar në burgje, ndërsa një nga të arrestuarit edhe ka humbur jetën nga maltretimet dhe rrahjet e policisë së asaj kohe. Emri i Joveskit qëndron në dokumentet zyrtare gjyqësore nga ai proces i cili për më shumë se 25 vjet ende ka ngelur pa u zbardhur.

Në atë kohë, policia arrestoi dhjetëra aktivistë dhe funksionarë të PPD-së, por edhe drejtues qeveritar si zëvendësministri i mbrojtjes Hysen Haskaj i cili kishte 3 muaj që kishte marrë funksionin, Mitat Emini zyrtar i lartë i PPD-së, si dhe shumë funksionarë të tjerë. Tek shqiptarët ky rast mbeti i njohur si “afera e armëve” ndërsa maqedonasit e quanin “forca paraushtarake”.