Nuk ishte parashikuar që Roma të vuante aq shumë ndaj ekipit të parafundit të Serie A. 

Megjithatë, Ujqërit kanë gjetur golin e fitores në sekondat e fundit të takimit teksa kanë mposhtur Frosinone-n 3-2.

Me këtë fitore, kryeqytetasit i janë afruar ndjeshëm Milan dhe Inter që aktualisht pozicionohen një vendet që do t’i kualifikonin në Champions League, shkruan Telesport.

Pas golit të Ciano-s për vendasit që pas 5 minutave, ishin dy gola brenda 72 sekondave të Dzeko dhe Pellegrini që përmbysën gjithçka për miqtë.

Megjithatë, pas pushimit Andrea Pinamonti ka barazuar rezultatin në minutën e 80’.

Por ishte Edin Dzeko ai që shënoi në minutën e fundit të kohës shtesë duke i dhënë tre pikë tepër të rëndësishme ekipit të tij.