Vizita e ndihmës sekretares në Departamentin Amerikan të Shteti për  çësthje të Europës dhe Euroazisë  Viktoria Nuland , e cila realizoji takime me liderët e partive politike në Maqedoni , disa portale të afërta me pushtetin duke tentuar të mashtrojnë opinionin publik dhe të tërheqin vëmendjen e aktualiteti politik ku në qendër të vëmendjes është zgjidhja e ngërçit politik , më shumë rëndësi i dhanë  buzëqeshjes së liderit të BDI Ali Ahmeti  së bashku me ndihmës sekretarën Viktoria Nuland  ,e cila fotografi ishte publikuar në faqën zyrtare të  Ali Ahmetit .

Por si duket z. Ali Ahmeti apo administratorët e faqës  zyrtare të tij kishin harruar se të njejtën fotografi e kishin publikuar para një viti apo më sakt me 13 korrik 2015 dhe se publikimi i fotografisë së njejtë dhe duke pasur parasysh  publiciteti që ju bë “Buzëqeshjes fallco ” nga disa portale si duket tregon shumë qarte se lideri i BDI nga ai takim ka dalur jo i buzëqeshur por i nërvozuar dhe i stresuar  mandej këtë  e vërteton edhe mënyra se si u largua nga takimi duke ikur nga kamerat dhe gazetarët  !