Kryetari i Bashkimit Demokratik për integrim Ali Ahmeti është ftuar të japë dëshminë e tij tek Prokuroria speciale, mëson Fol.mk.

Sipas ftesës së dërguar në adresën e të parit të integristëve, Ali Ahmeti duhet të paraqitet në Prokurorinë speciale pasnesër (e enjte, 03.03.2016) në ora 14:00.

Akoma nuk është bërë e ditur për cilën vepër penale dhe në ç’cilësi Ahmeti do duhet të japë dëshminë e tij.

Sipas burimeve të Fol.mk edhe funksionarë tjerë nga udhëheqësia më e lartë e BDI-së pritet në ditët në vazhdim të pranojnë ftesa nga Prokuroria speciale në Shkup.

Kohë më parë kjo prokurori filloi me marrjen në pyetje të funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së.

Qytetarët e Maqedonisë të gjitha shpresat e tyre i kanë mbështetur në punën e ekipit të Katica Janevës të përkrahur fuqishëm nga ndërkombëtarët e posaçërisht nga SHBA.

©Fol.mk