Reagim në lidhje me informatat për ngritjen e kallëzimit penal nga policia e Strugës

Në opinion gjatë ditës së sotme qarkullojnë informacione rreth një padie penale tendencioze ndaj meje si ish Drejtor i NP “Proaqua”, për gjoja keqpërdorime financiare. Përhir të korrektësisë dhe të vërtetës, e shoh të arsyeshme që të reagoj me qëllimtë informimit sa më të drejtë të opinionit dhe gjykimit objektiv ndaj këtijrasti.

Akuza përtë cilën ngarkohem nuk ka të bëjë fare me realitetin dhe të vërtetën. Për gjatë periudhës trevjeçare kur unë drejtoja me NP “Proaqua”, këtë ndërmarrje e kam gjetur në një situatë të rëndë financiare,gjë e cila vazhdoi edhe më tutje për shkak të borxheve të prapambetura si dhe keqpërdorimeve të mëhershme, ndërvite.
Dua të theksoj se kur unë mora drejtimin e “Proaqua”-s vetëm për dy vitet e fundit, mjetete dedikuara për reprezentacion arrinin vlerën e mbi 8 milionë denarëve, kurse për tre vitet nën udhëheqjen time vlera e reprezentacionit u zvogëlua në 6 milion denarë, duke përfshirë këtu të gjitha harxhimet që kanë të bëjnë me ushqimet për punëtorët jashtë orarit të punës, organizimet në raste festash, si nata e ndërrimit të viteve, lojërat sportive ku merr pjesë ekipi i Proaquas, drekat e Këshillit Drejtues dhe Sindikatës.

Gjithashtu këto mjete të parapara për reprezentacion janë shfrytëzuar për të dy njësitë në kuadër të “Proaquas”, Ujësjellësit dhe Kolektorit.Akuzat e ngritura ndaj meje nuk kanë asnjë bazë ligjore, pasi që të gjitha harxhimet e NP “Proaqua” kalojnë në Këshillin Drejtues të saj si dhe në Këshillin e Komunës së Strugës dhe asaj të Ohrit.Është e kuptueshme dhe lehtësisht e lexueshme që këto akuza vijnë në momente tepër krititke për regjimin VMRO-BDI dhe natyrshëm vjen defokusimi i opinionit me akuza të tilla të pabaza ndaj kundërshtarëve politik.
Opinioni është veçmë i përgatitur nga gjithë këto skenarë të fundit që ndodhin në Republikën e Maqedonisë, prandaj këto gënjeshtra mund të përdoren vetëm për poentim politik dhe asgjë tjetër.

Është e habitshme se si deri tani nuk është marrë asnjë masë nga ana e organeve kompetente rreth rasteve të keqpërdorimeve me këtë ndërmarrje, nga struktura e kaluar drejtuese edhe pse të njëjtat janë denoncuar me kohë.

I bëj thirrje të gjithë organeve që të zbardhin të vërtetën për pretendimet në fjalë si mënyrë e ndarjes së të vërtetës nga gënjeshtra.

I gatshëm për ti shërbyer të vërtetës.

Verim Kaba, Strugë