Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka përkujtuar Epopenë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se sakrifica e Jasharajve për Kosovën, është themel i fuqishëm i shtetit më të ri në Evropë.

“Për shqiptarët marsi sjell kujtime të dhimbshme, por dhe shumë krenari për sakrificën dhe luftën e pastër dhe të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata vërtetë janë gjallë”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, sot shënohet 23-vjetori i Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandantit të saj legjendar, Adem Jashari.