A e kopjoi Ali Ahmeti idenë e Ziadin Selës për Prokurorinë speciale si kategori kushtetuese?
Ali Ahmeti në tubim rinor të BDI-së ai tingëllonte si një opozitar, duke ju dhënë kritika partive politike që e kritikojnë ate dhe subjektin e tij. Ishte interesante tek po I shpaloste pikat kyçe të platformës së BDI siç i quajti ai orientimet e platformës politike siç janë: Baerazia Ekonomike, Gjuha Shqipe, Vendimarrja Konsensuale dhe Shtetit i së drejtës. Ajo që ra në sy pothuajse para të gjithëve ishte zbërthimi i pikës së fundit që ka të bëj më Shtetin e së drejtës i cili e ndërlidhi me funksionimin e Prokurorisë Speciale duke i dhënë madat të përhershëm që nënkuptohet si kategori kushtetuese. Përndryshe kjo ide është përsëritur disa herë nga Kryetari i LR-PDSH në debate televizive, intervista dhe pothuajse në çdo tubim sidomos edhe këto të fundit që organizoheshin me rininë. Njëherit kjo kërkesë është edhe pjesë e programit dhe platformës politike.
Më poshtë po ua sjellim citatin e liderit të LR PDSH të dhënë në debatin e Nova Tv dhe portalit informative: “Portalb” të publikuar më 20.10.2016 I cili në pyetjen për Prokuroinë Speciale thotë:
“Ne mendojmë që prokurorinë speciale ta vëndojmë si kategori kushtetuese në mënyrë që askush të mos ketë te drejtë të luajë nesër me Prokuroinë Speciale në bazë të nëvojave politike, ashtu siç po bëjnë sot që po I lejnë para dyerve të shtetit tëp resin nga 24 orë, edhe për çfarë? Për ti marë kriminelët dhe për ti vënduar në organet e hetuesisë aty ku edhe e kanë vëndin, dhe ne jemi shumë të interesuar të japim ndihmën tonë duke e future në Kushtetutë”
Pjesë nga fjalimi i Ali Ahmetit për cështjen e Prokororisë Speciale dhënë sot para Forumit Rinor të BDI: Ai thotë:
Në kuadër të funskionimit të shtetit të së drejtës duhet pa hezitim, pa frikësim ti jepet mandate i përhershëm Prokurorisë së speciale dhe e tërrë kjo storje njëherë e përgjithmonë të pastrohet sepse asgjë nuk duhet lënë dyshimeve , asgjë nuk duhet lënë në haresë. Gjithçka duhet le të sigurohet dhe gjithçka të pastrohet

Nëse e analizojmë deklaratën e Ali Ahmetit vërehet ni plagiat klasik i deklaratave dhe qëndrimeve tani më të njohura të kryetarit të LR-PDSH-së Ziadin Sela, në lidhje me Prokurorinë Speciale. Ndërsa lideri I BDI- jo se është një vjedhës i këtyre ideve dhe kërkesave, por ai është njeriu kryesorë së bashku me partinë e tij që i bëri pengesat më të mëdhaja të mosfunksionimit të Prokurorisë Speciale. Përkujtojmë opinionin se si shumica nga liderët e BDI, në marrëveshje të fshehtë me VMRO dhe PDSH nuk e vednuan në rend të ditës kërkesën e LSDM në lidhje me ndryshimet e ligjit të dëshmitarëve dhe zgjatjes së mandatit të prokurorisë speciale.

© fol.mk