Shkruan:Qenan Aliu

Miq të dashur,
Pohimi i zëdhënësit të Bdi-së Bujar Osmanit se lideri i partisë është në komunikim permanent për të gjetur gjoja ndonjë nga kompromiset në mes dy partive më të mëdhaja maqedonase Vmro-Dpmne dhe Lsdm ,që ka propozuar kjo parti, është vetëm alibi ..
Gjithçka është e ngatëruar në çdo aspekt , politik , juridik,kriminal e seksual sa që protagonistët që shkaktuan këtë krizë nuk mund të gjejnë zgjidhje, sepse nuk ju konvenon. Zgjidhja dihet, të funksionoj Drejtësisia, e kur të funksionoj kjo ata duhet të përgjigjen para drejtësisë.
Kjo alibi tentohet tju shërbej vetëm për faktin sepse këtë javë do të jenë të detyruar të deklarojnë se Bdi dhe Pdsh-ja nuk do të marin pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit.
Kjo do të jetë një salto-mortale politike e z. Ahmeti dhe z.Thaçi, kuptohet duke arsyetuar me retorikën tani më të njohur,se ne jemi në vijë me ndërkombëtarët. Por këtë janë të detyruar ta bëjnë e thonë vetëm kur janë të mbështetur për muri politikisht.
Nga ana tjetër. vjenë edhe hipokrizia e rradhës, medemek poqëse këta parti maqedonase nuk gjejnë kompromiset e propozuara , Bdi do të drejtohet te BAZA për të marë gjoja vendimin lidhur me zgjedhjet. E pra pse këta demokrat nuk e pyetën BAZËN e tyre se a ta votojmë ne datën e 5 qershorit për të shkuar në zgjedhje ?
Por BAZA e dinë se nuk i pyetën kush ata, por edhe ata e dinë se nuk ju pyetën kush juve si establishment për këta gjëra.
Dhe mos habiteni se pse KRYETARI I SHTABIT ZGJEDHORË BEKIM NEZIRI I KA SHKYMË MOTORËT BILE EDHE DRITAT.