Përmes një konference për shtyp, asociacioni qytetar ”Most”, ka shpallur qëndrimin e saj rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 5 qershor.

Sipas ”Most”, Qeveria dhe institucionet përkatëse nuk kanë krijuar kushte për mbajten e zgjedhjeve të besueshme, duke theksuar se lista zgjedhore nuk reflekton besueshmëri.

Më tej, ”Most” thotë se shumica në KSHZ duhet të jenë të ndërgjegjshëm se ka ardhur koha kur puna e tyre do të verifikohet.