(Me shkas)
Nuk e përjashtoj mundësinë dhe faktin se edhe ,Blloku opozitar, u sollë me taktizime të ndryshme për të përvetësuar poena ditore politike duke u mbështetur në autoritetin e Kryeministrit të R.së. Kosovës Albin Kurti. Por poashtu u pa ashiqare se edhe nga disa autoritete të BDI-së vizitën e Kurtit tentuan ta minimizojnë sikur ai ishte në aheng privat e jo në takim protokolar me autoritetet e pushtetit lokal në Çair e Tetovë.
Mbase nuk dihet se sa e sa lobime janë bërë që Kurti të amortizojë anashkalimin e Bdi-së që sot me kërkesën e tij ministri i transportit dhe lidhjeve Liburn Aliu të qëndrojë në konferencën për shtyp në selinë blu në Reçicë të vogël. Dhe këtë do ta çmoja si reflektim intelegjent të Kryeminstrit Albin Kurti.
Mirëpo ska se kush ta deformojë këtë reflektim përveç Artan Grubit. Ai trillon se gjoja Kurti qenka keqpërdorur nga dikushi, dhe ky konstatim është fyerje e intelegjencës brilante të Albinit dhe kuptohet edhe të ekipit të kabinetit të tij.
Prepotenca e Grubit vazhdon me pohimin se pa BDI nuk mund të ndërtohet rruga Tetovë-Prizren, kjo është ofenduese për të gjith madje edhe për vet Bdi-në Kjo i bie se në këtë shtet partia ndërtonka rrugë e tunele e jo institucionet me PARAT PUBLIKE. Madje shkon edhe se as tabela e rruges ,Adem Demaçi, nuk mundej të vihet pa Bdi !
Nëse gjërat to të ndodhnin sipas kësaj logjike shoku Artan, atëher i bie se ;
– pa BDI nuk do të blihej edhe ,Soravia,
– nuk do të ndërtoheshin spitale modulare që bëhen shkrum e hi për pesë dakika,
– nuk do të ndërtohej teatri për 20 vjet,
– nuk do të ndërtoheshin konviket për 15 vjet,
– nuk do të ndërtoheshin 2 km rrugë për 10 vjet,
– DHE nuk do të aplikohej stili komunist për ,Biseda informative, të të parëve të komunave etj etj.
Pra z. Grubi, ndaloni me prepotencën tuaj mos nënçmoni intelegjencën kolektive të qytetarëve e në veçanti të shqiptarëve në MV. Ti ke sens për politikë dhe ke intelegjencë, por këta i përdorë prapsht.Kështu dëmtoni karierën tuaj madje edhe pakthim dëmtoni partinë duke e mbuluar me animozitet të skajshëm.
Saherë që të vazhdoni të bëni fushatë me PATIKA të bardha rrëshqitja e Bdi-së do të jetë sikur në patinazh!
(q.a)