…Inspektorati shtetërorë për Vetëqeverisje Lokale i kryesuar nga Vanço Shehtanski duhet të bëjë punën e vetë që e ka kompetencë një pajtim me ligjin.
Ky inspektorat ka cilësinë e personit juridik në vehte dhe me buxhet të veçantë, që iu mundësua me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ISHVL në vitin 2013 të.
Pra ishte organ në kuadër të ministrisë për Vetëqeverisje Lokale por politika e Vmro-Dpmne-së e veçoi dhe e pavarësoi me ndryshimet ligjore vetëm për faktin që kurë ministrat e këtij digasteri të ndodhin shqiptarë të mos kenë kompetenca ndaj tyre.
Dhe sot ky inspektorat doli me komunikatë për shtyp me të cilën bënë interpretimin e ligjit për Vetëqeverisje Lokale lidhur me mandatet e këshillave dhe kryetarëve të komunave. Por ky inspektorat për çudi pse nuk u prononcua deri më sot p.sh. prej fillimit të muajt mars. Madje nuk del e kordinuar me qëndrimet e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe të ministreshës.
ISHVQ sipas ligjit nuk ka kompetencë për të bërë interpretimin e Ligjeve, por është organ që ekskluzivisht ka për kompetencë që të ndjekë, analizon dhe shyqyrton LIGJSHMËRINË e akteve që sjellen nga pushtetet lokale. Pra të bëjë monitorimin dhe kontrollin e pushteteve lokale duke dhënë sugjerime, rekomandime dhe aktvendime për NDALIM në qarkullimin juridik të akteve për të cilat konstaton se nuk janë në përputhje me ligjin, dhe pastaj në afat të caktuar të njëjtat ti procedon para Gjykatës kushtetuese për vlerësimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë për shfuqizimin apo anulimin e tyre.
Pra kryesisht ky organ ka për obligim ligjor që asnjë akt i sjellur nga pushtetet lokale të mos mbetet në qarkullim juridik nëse konstatojnë se nuk janë në përputheje me ligjin.
Nuk e di saktë se sa është numri i akteve që ky inspektorat ka ndaluar këtë decenie, por e di që ky organ nuk e kryen punën mjaftueshëm dhe se skajshmërisht ka zbatuar direktivat e partive në pushtet sidomos të Vmro-Dpmne-së.
Mund të numërohen qindra akte të pushteteve lokale që ishin apo janë akoma në qarkulllim juridik që ky organ nuk i ndaloi dhe që nuk i ndalon akoma.
Do të jemi kureshtarë të lexojmë në ,,Gazetën zyrtare të RM-së,, se cilët vendime të këshillave i ka ndaluar e që janë të sjellura nga 24 prill 2017 e këndej. Ndërsa ate që pohojnë lidhur me mandatet e kryetarëve të komunave nuk mund të jetë relevant interpretimi i tyre. Zatën ky inspektorat nuk ka kompetencë bile të shfuqizojë akte të pushteteve lokale por vetëm ti ndalojë, dhe më pastaj në afat të caktuar është i obliguar ti drejtohet Gjykatës kushtetuese e cila shfuqizonë apo anulon aktin përkatës. Ndërsa kuptohet deri në prononcimin e Gjykatës kushtetuese akti i ndaluar nga ISHVQ nuk mund të ketë fuqi juridike.
Përgjithësisht ky inspektorat me përpikmëri zbatoi ndikimet e partive në pushtet dhe politikën ditore. Pra mereni me mend ISHVQ me vetiniciativë ndaloi Vendimin e Këshillit të komunës së Tetovës me të cilën Ramush Haradinajn e shpalli qytetarë nderi por atëherë Gjykata kushetuese e hudhi poshtë iniciativën e Shehtanskit dhe Vendimin e shpalli si të ligjshëm. Madje ky inspektorat ndoqi me tendencë procedurat p.sh. të miratimit të Planeve Urbanistike për disa komuna ku kryesonin kryetarë të opozitës, rasti ishte me Komunën e Gostivari kur kryesonte Rufi Osmani apo komuna e Ohrit ku kryesonte opozita.
Nëse kanë ndonjë procedurë për sjelljen e Planeve urbanistike që kanë kontestuar , e që me komunat kanë menaxhuar kryetarët nga proviniencat partiake Vmro-Bdi, le ta publikojnë, ndërkaq shkelje të procedurave të tilla ka me bollëk.
Pra ISHVQ,do të ishte më e dobishme për qytetarët, për demokracinë dhe sundimin e së drejtës që të bëjnë punën e tyre me dinjitet dhe profesionalizëm .
( q. aliu )